SOFJE, 18 mars /ATSH-AA/- Ministria e Jashtme bullgare shpalli persona “non grata” dhjetë diplomatë rusë, njoftoi sot ambasadorja ruse në vend.
Ministria si arsye për vendimin përmendi “aktivitete që nuk ishin në përputhje me statusin e tyre”, deklaroi ambasadorja Eleonora Mitrofanova në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
“Këtë e kemi përjetuar si një akt jashtëzakonisht armiqësor dhe rezervojmë të drejtën për t’u kundërpërgjigjur”, shtoi ajo.
Sipas Ministrisë së Jashtme bullgare, diplomatët rusë duhet të largohen nga vendi brenda 72 orëve. /os/






















