UASHINGTON, 12 mars /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin do të vizitojë javën e ardhshme Sllovakinë për të përforcuar mbështetjen e Uashingtonit për krahun lindor të NATO-s.
”Austin do të përdorë gjithashtu udhëtimin për të diskutuar mundësinë e thellimit të lidhjeve midis SHBA-së dhe Sllovakisë”, tha dje zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Para mbërritjes së tij, Austin do të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
”Sllovakia, e cila kufizohet me Ukrainën, ka pranuar tashmë pothuajse 200 000 refugjatë të zhvendosur nga pushtimi rus”, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët./ a.jor.












