Ballina Flash

Pse germa Z në mjetet ushtarake ruse?

MOSKË, 9 mars /ATSH-DPA/ – Establishmenti ushtarak rus po përdor gjithnjë e më shumë shkronjën ”Z” ​​për të simbolizuar luftën e tij kundër Ukrainës.

Shkronja “Z” fillimisht u shfaq vetëm në tanket ruse në Ukrainë, e pikturuar në anën e tyre me një shirit të bardhë.

Është përdorur më gjerësisht për të treguar mbështetje për pushtimin e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainën fqinje.

Shkronja Z tani mund të shihet kudo, nga videot propagandistike të Kremlinit në Instagram tek profilet e të famshmëve deri te uniforma e një atleti rus në Doha.

Shkronja nënkupton fillimin e frazës “Për fitoren”, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që në rusisht është “Za pobedu”.

Shkronja Z mund të gjendet gjithashtu në makina të panumërta në Rusi. Punëtorët vendosën një Z në një platformë rakete në portin kozmik të Baikonur, ndërsa shumë të famshëm kanë shtuar një shkronjë Z në emrat e tyre në mediat sociale.

Kur gjimnasti rus Ivan Kuliak i bashkëngjiti shkronjën Z ​​fanellës së tij në Kupën e Botës në Gjimnastikë, zhvilluar në Doha, kjo shkaktoi një protestë ndërkombëtare. Kuliak, i cili përfundoi i treti në paralele, ishte përkrah fituesit ukrainas Illia Kovtun gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIKMT nis aksionin për prishjen e çdo objekti pa leje në Dhërmi
Artikulli tjetërKurti: Lufta në Ukrainë po dikton rritjen e çmimeve të karburanteve