TIRANË, 6 mars /ATSH/ Në të gjitha KZAZ-të respektive po kryhet procesi i dorëzimit të bazës materiale nga komisionet e qendrave të votimit.
Pasi procesi i mbylljes së votimit u realizua me sukses, është drejt përfundimit procesi i dorëzimit të bazës materiale nëpër KZAZ.
Në një dalje për mediet, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh se është duke përfunduar procesi i dorëzimit të bazës materiale nga të gjitha komisionet e QV-ve në të gjitha KZAZ-të respektive.
Ai theksoi se shumë shpejt do të fillojë procesi i numërimit.
“Procesi i mbylljes është realizuar me sukses. Të gjitha QV janë mbyllur në orar. Nuk ka pasur votues të cilët kanë qenë në radhë për të pritur për të votuar dhe tashmë jemi duke përfunduar procesin e dorëzimit të bazës materiale nga të gjitha komisionet e QV-ve në të gjitha KZAZ-të respektive dhe besoj që shumë shpejt do të fillojë procesi i numërimit”, tha Celibashi.
“Do të synojmë që brenda ditës së nesërme, ndoshta në orët e vona ta kemi rezultatin të paktën për numrin më të madh të bashkive të tjera. Ndoshta Shkodra dhe Durrësi për shkak të numrit të madh të QV-ve mund të kenë ndonjë vonesë. Por në çdo rast do të jetë para orës 22 të mbrëmjes”, tha Celibashi.












