Ballina Ekonomi

Rezerva valutore arriti në 5 miliardë euro

TIRANË, 23 shkurt  /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të vitit të kaluar, rezerva valutore arriti shumën e pothuajse pesë miliardë eurove, niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.

Sipas BSH-së, zgjerimi më i rëndësishëm u regjistrua gjatë muajit nëntor, dhe ndikimin kryesor e dha Eurobondi prej 650 milionë eurosh i emetuar nga qeveria shqiptare në Bursën e Londrës.

Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por ajo mund të përdoret edhe si instrument rregullues në raste të çrregullimit të kursit të këmbimit ose në funksion të objektivave ligjorë të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë në funksion të menaxhimit të rezervës valutore, kryen edhe blerje të valutës, në tregun valutor sipas një programi të paracaktuar më parë.

Për vitin 2022, Banka e Shqipërisë ka parashikuar të zhvillojë gjithsej 15 ankande të blerjes së euros.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUniversiteti Bujqësor mbyll aplikimet për doktoraturat në universitetet e BE-së
Artikulli tjetërGjykata e Tiranës dënon me 17 vite burg Francesco Becchetti-n