Ballina Ekonomi

Eksportet e peshkut u rritën me 19.5%

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Eksportet e peshkut të freskët dhe të përpunuar pësuan rritje 19.5 %, gjatë muajit janar të këtij viti, bëri të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas MBZHR, zgjerimi i eksportit të këtij sektori është mbështetur nga rritja e investimeve në industrinë përpunuese, prodhimet e të cilave janë mjaft të kërkuara nga tregjet e huaja.

Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit.

Sipas MBZHR, eksportet e produkteve të peshkut në total arritën vlerën 1.2 miliardë lekë, teksa peshku shqiptar shkon kryesisht në vendet e BE-së.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZambaku i bardhë i ujit zbukuron disa liqene në Shqipëri
Artikulli tjetërShkëmbimet tregtare me Austrinë 758 milionë lekë