TIRANË, 9 shkurt/ATSH – I. Vata/ Ministria e Drejtësisë njofton se ish-ministri Tahiri do të transferohet sot në burgun e Fierit.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të situatës ka vendosur që ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në IEVP Fier. Ndërkohë ende është duke u shqyrtuar se në cilin institucion do të kryejë dënimin Jaeld Çela”, thuhet në njoftim.
/r.e/












