ROMË, 31 janar /ATSH/ – Një transplant zemre bëhet kur trajtimet e tjera për problemet e saj kanë dështuar, shkruan pazienti.it.
Cilat janë shkaqet e dështimit të zemrës?
Tek të rriturit, dështimi i zemrës mund të shkaktohet nga:
- sëmundje koronare të zemrës
- dobësimi i muskujve të zemrës (kardiomiopatia)
- sëmundje valvulare të zemrës
- defekte kongjenitale të zemrës
- dështimi i një transplanti të mëparshëm të zemrës
Te fëmijët, dështimi i zemrës shpesh shkaktohet nga një defekt i lindur i zemrës ose kardiomiopati.
Në cilat raste nuk rekomandohet transplantimi i zemrës?
Nuk rekomandohet që t’i nënshtrohet transplantit të zemrës nëse ndodhin kushtet e mëposhtme:
- mosha 65 vjeç
- gjendje e rrezikshme mjekësore që mund të rezultojë në vdekje
- bllokime të rënda në arteriet e krahëve ose këmbëve (sëmundja arteriale periferike)
- kanceri
Cilat janë rreziqet e transplantit të zemrës?
Një transplant zemre mbart një sërë rreziqesh si:
- refuzimi i zemrës së dhuruesit
- probleme me arteriet
- efektet anësore të shkaktuara nga barnat
- infeksion./ /os/












