Ballina SPORT

FUTBOLL – Mendes: Pse Modriç? Ronaldo më i miri!

ROMË, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Jorge Mendes nuk është dakord.

Agjenti i fuqishëm tregtar i Cristiano Ronaldos dhe i shumë futbollistëve të tjerë e ka quajtur “thjesht qesharake” faktin që çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të fundsezonit e mori Modriç dhe jo klienti i tij.

“Futbolli luhet brenda katër vijave kufizuese dhe Cristiano Ronaldo fitoi atje’’, u shpreh i nervozuar Mendes, siç raportohet nga edicioni online i gazetës portugeze “Record”.

”Në Champions League ai shënoi 15 gola, tërhequr Realin dhe duke e çuar atë në fitoren e një tjetër kupe. Është thjesht diçka qesharake që ai nuk e fitoi këtë çmim’’,  theksoi agjenti i Cristiano Ronaldos./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKanceri i gjirit, mamografia e lëvizshme me grafik nëpër rrethe
Artikulli tjetërVJENË – Petritsch: Një marrëveshje Beograd-Prishtinë zgjidhja më e mirë