Ballina Flash

Vdes Meat Loaf që këndoi ”I’d Do Anything For Love”

KALIFORNI, 21 janar /ATSH-AFP/ – Rokeri i njohur amerikan, Meat Loaf, i famshëm për “Bat Out of Hell”, një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave, vdiq në moshën 74-vjeçare, sipas një deklarate të postuar në llogarinë e tij në Facebook.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sonte ka vdekur i pakrahasueshmi Meat Coaf”, thuhet në një mesazh nga vajzat e tij Pearl dhe Amanda.

I njohur në vitet 1970 për cilësitë e tij vokale dhe skenike, Meat Loaf pati sukses në mbarë botën në 1977 me albumin e tij “Bat out of Hell” (mbi 43 milionë kopje të shitura).

I lindur në Teksas, këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Marvin Lee Aday, ka bërë emër edhe në film për rolet e tij në muzikalin “The Rocky Horror Picture Show” (1975) ose në filmin “Fight Club” (1999). ) të David Fincher./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Greqia regjistron 18 869 të infektuar në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërRindërtimi në Durrës, vijon puna për çerdhen nr. 3 dhe shkollën “Eftali Koçi”