Ballina Flash

Kontribut në luftën kundër trafikimit, Motra Imelda Poole merr çmimin e DASH-it

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Zv.ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Demian Smith, i dorëzoi sot  Motrës Imelda Poole çmimin prestigjioz të Departamentit të Shtetit “Heroinë kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, marrë për përpjekjet e saj për të luftuar trafikimin në Shqipëri dhe Europë.

Motra Poole është një prej vetëm tetë personave në botë, të cilëve u është dhënë çmimi “Hero kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore” në vitin 2021.

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko dhe presidentja e Fondacionit “Mary Ward Loreto”, Ana Stakaj, iu bashkuan stafit të Ambasadës për të nderuar përpjekjet e Motrës Poole për të çuar përpara shërbimet mbrojtëse, komunikuese dhe rehabilituese në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Motra Poole mori pjesë në një ceremoni virtuale të ndarjes së çmimeve në 2021-shin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, goditet rast i transportit të emigrantëve të paligjshëm
Artikulli tjetërGJERMANI – BDI: Asnjë shenjë rimëkëmbjeje postCovid-19 e industrisë