Ballina Bota

SHBA – Omicron boshatis raftet e supermarketeve

NJU JORK, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Boom-i i rasteve me Covid-19, i shkaktuar nga varianti Omicron dhe moti i keq, i kombinuar me krizën në zinxhirin e furnizimit, po i vë në vështirësi serioze supermarketet amerikane, ku konsumatorët javët e fundit kanë parë gjithnjë e më shumë rafte bosh.

Mungesat e ushqimeve janë të përhapura në mbarë vendin, përfshirë produkte si mishi, por edhe mallra të paketuara si drithërat.

Produktet ushqimore në SHBA zakonisht kanë 5% deri në 10% të artikujve të tyre jashtë stokut në çdo kohë të caktuar, ndërsa tani, sipas drejtorit ekzekutiv të Shoqatës së Konsumatorëve, Geoff Freeman, shkalla e padisponueshmërisë lëviz rreth 15%.

Një pjesë e problemit, për ekspertët, është edhe për shkak të tendencave pandemike që nuk janë zvogëluar kurrë dhe tani janë përkeqësuar nga Omicron.

Amerikanët kohët e fundit hanë në shtëpi më shumë se zakonisht, veçanërisht pasi zyrat dhe disa shkolla mbeten të mbyllura.

”Familjet amerikane kanë shpenzuar mesatarisht 144 dollarë në javë në dyqane ushqimore vitin e kaluar”, sipas vlerësimeve të FMN-së./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Borrell: Qëndrim i unifikuar i BE-së kundër Rusisë
Artikulli tjetërPërkujtohet në 137-vjetorin e lindjes shkrimtari Mihal Grameno