Ballina Ekonomi

Rezerva valutore arriti në 6.15 miliardë euro

TIRANË, 2 dhjetor  /ATSH/ Banka e Shqipërisë e ka rritur më tej nivelin e rezervës valutore gjatë gjashtëmujorit të dytë të këtij viti.

Sipas BSH-së, në fund të muajit tetor, vlera e rezervës valutore arriti në vlerën 6.15 miliardë euro, në rritje me 6.3% krahasuar me tetorin e vitit 2023.

Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor për të rritur vlerën valutore dhe ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit euro-lek.

Sipas kalendarit të ndërhyrjeve 2024, parashikohet që shuma e synuar për t’u blerë nëpërmjet ankandeve deri në fund të vitit të jetë në intervalin mes 250 milionë eurove dhe 330 milionë eurove.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të euroizimit të sektorit financiar në vend.

Një nga kriteret kryesore në përcaktimin e vlerës minimale të nevojshme të rezervës valutore është arritja e një vlere të mjaftueshme për të mbuluar të paktën katër muaj importe. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi: Impianti fotovoltaik në digën e Zadejës, 5 milionë euro dëm buxhetit të shtetit
Artikulli tjetërMaria Callas, “hyjnorja” që tronditi botën e muzikës klasike