Ballina Ekonomi

Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.21 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.06 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 92.84 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99.11 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 117.29 lekë ose 0.09 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 105.19 lekë ose 0.27 lekë më shumë se një ditë më parë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 92.84 -0.21
Euro EUR 98.11 -0.06
Poundi Britanik GBP 117.29 -0.09
Franga Zvicerane CHF 105.19 +0.27
Jeni Japonez (100) JPY 60.38 +0.32
Dollari Australian AUD 60.34 +0.28
Dollari Kanadez CAD 66.23 +0.19
Korona Suedeze SEK 8.47 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.41 +0.03
Korona Daneze DKK 13.15 -0.01
SDR SDR 121.86 -0.46
Ari(OZ 1) XAU 244725.31 +3,612.29
Argjend(OZ 1) XAG 2916.10 +57.37
Juani Kinez (onshore) CNY 12.82 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 12.83 -0.01
Lira Turke TRY 2.68 -0.01
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOSBE, trajnim simulues në fushën e antitrafikimit të qenieve njerëzore
Artikulli tjetërBegaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të Algjerisë, Perusë dhe Koresë