Ballina Flash

Opera “Goca e Kaçanikut” vjen në Tiranë

TIRANË, 17 nëntor /ASTH/ Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve kulturore të vazhdueshme midis Shqipërisë dhe Kosovës, Opera e Kosovës sjell në TKOBAP premierën e saj historike, “Goca e Kaçanikut”, operën shqiptare të kompozuar nga maestro Rauf Dhomi.

Një histori dashurie, trimërie dhe lirie, e bazuar në novelën e Milto Sotir Guros e sjellë në jetë me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi.

Ky produksion vjen si një homazh për Festën e Flamurit, nga Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës dhe Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën dirigjimin e maestros Edon Ramadani.

Një tjetër shfaqje që nuk duhet ta humbisni, më 25 nëntor, në Teatrin e Përjetimeve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: SPAK të hetojë si u shpallën investitorë strategjikë dy eksponentë të PS-së
Artikulli tjetërKIEV – Zelensky: Sulmi rus kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike të Ukrainës