Ballina Flash

MKAM: Ikona “Mandili i Krishtit” tashmë e restauruar

 

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, njoftoi se ka përfunduar procesi i restaurimit dhe konservimit në ikonën “Mandili i Krishtit”.

Ikona është me origjinë nga kisha e Shën Marisë, Lubonjë, Korçë.

“Mandili i Krishtit” është pjesë e studimit, bashkëpunimit dhe marrëveshjes midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universitetit Politeknik, Tiranë në kuadër të projektit “Hartografimi dhe Dokumentimi i Zonave Arkeologjike. Lubonjë-KORÇË”.

Kjo ikonë është një nga 7 ikonat që aktualisht janë në proçes konsolidimi dhe restaurimi, në laboratorin e këtij muzeu.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Afati i komisionit hetimor nuk shtyhet pa vendim të ndërmjetëm, Bardhi: Asnjë fjali në ligj në raport me këtë
Artikulli tjetërLeku u mbiçmua me 6.4% në tremujorin e tretë 2024