Ballina Flash

Balerinët shqiptarë performojnë në Palma de Mallorca

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Baleti “Giselle” me historinë e mrekullueshme të dashurisë që triumfon edhe përtej vdekjes, e çon trupën e baletit të TKOB-së në Palma de Mallorca të Spanjës në datat 7, 8 dhe 10 nëntor.

Ky balet i veçantë, që përcjell thellësinë e ndjenjave dhe bukurinë e baletit klasik, do të prezantojë talentin e balerinëve shqiptarë për publikun ndërkombëtar.

Teatri Kombëtar i Operas e Baletit në një postim në rrjetet sociale shprehet se, ky bashkëpunim nënvizon angazhimin për të promovuar artin dhe kulturën shqiptare në skenat ndërkombëtare, duke vendosur TKOBAP-në në hartën kulturore botërore dhe duke ofruar një platformë të denjë për artistët shqiptarë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Shqipëria, rol aktiv në bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon
Artikulli tjetërMeta: Arrestimi im i paligjshëm; Duan të rrëmbejnë drejtimin e PL