Ballina Flash

Ura antike e Fatishës, gjurmë e rrugës “Egnatia”

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Gjurmët e rrugës “Egnatia” ruhen ende sot në segmente të konsiderueshme. Një ndër to është edhe ura antike në fshatin Fatishë në qytetin e Peqinit.

Ura antike e Fatishës është një urë e vogël me një qemer guri. Kjo urë është rreth tre metra e gjerë dhe lartësia e qemerit prej guri kap lartësinë 0,56 metra. Qemeri i Urës së Fatishës është i ndërtuar me gurë të gdhendur të lidhur me llaç.

Aksi i rrugës së hershme romake Via Egnatia, paraqet një ndërtim të pushtimit turk të shek. XVII. Nga të dyja anët e saj ruhen gjurmë kalldrëmi, dëshmi e adaptimit të Via Egnatias gjatë periudhës së sundimit turk.

Kjo urë është një nga monumentet më me vlerë të Peqinit si dëshmi e ekzistencës së qytetit në të kaluarën.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlazhe, laguna, kulturë e kulinari, Xhani për ATSH-në: 1.4 milionë turistë vizituan Lezhën
Artikulli tjetërGonxhja: 394 mln lekë të ardhura nga turizmi kulturor