Ballina Flash

Rohde kërkon progres në dialog

PRISHTINË, 18 tetor/ATSH/ Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka kërkuar progres në dialogun Kosovë-Serbi.

Duke komentuar takimin e radhës, në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, ai tha se palët duhet të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

“Pritshmëria ime, nuk kam, nuk mund të flas për përmbajtjen sepse ju e dini se duhet ta pyesni Qeverinë e Kosovës për këtë. Pritshmëritë tona janë që palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëri-tjetrin dhe kanë vullnet politik për të arritur progres sepse për momentin nuk ka shumë përparim në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku. Për qytetarët e rajonit dhe veçanërisht të Kosovës dhe Serbisë, është e rëndësishme që të ketë lëvizje që ne të ecim përpara dhe jam i sigurt se Lajçak dhe ekipi i ri në komision duan përparim, dhe në fund qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, të dyja dhe të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim të mundshëm”, tha ai.

Këto komente ai i bëri para mediave, pas diskutimit për Procesin e Berlinit të premten/ Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti takim me ministrin francez për Evropën, në fokus bashkëpunimi ekonomik
Artikulli tjetërKQZ propozoi votim elektronik në qarqet Durrës dhe Elbasan, PD kundër: Ka mungesë transparence