Ballina Ekonomi

Forcohet dollari në tregun valutor, bie euroja

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 90.70 lekë ose 0.11 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0.01 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98.79 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 118.04 lekë, ose 0.39 lekë më pak se ditën e martë dhe franga zvicerane u forcua në këmbim me lekun me 0.12 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me 105.27 lekë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 90.70 +0.11
Euro EUR 98.79 -0.01
Poundi britanik GBP 118.04 -0.39
Franga zvicerane CHF 105.27 +0.12
Jeni japonez (100) JPY 60.73 -0.07
Dollari australian AUD 60.69 -0.11
Dollari kanadez CAD 65.80 +0.19
Korona suedeze SEK 8.71 -0.02
Korona norvegjeze NOK 8.37 0.00
Korona daneze DKK 13.25 +0.01
SDR SDR 121.17 -0.06
Ari (OZ 1) XAU 243012.51 +2,678.15
Argjendi (OZ 1) XAG 2889.97 +70.07
Juani kinez (onshore) CNY 12.75 +0.02
Juani kinez (offshore) CNH 12.74 +0.02
Lira turke TRY 2.65 +0.01

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasakrat e pushtuesve ndaj shqiptarëve gjatë Luftës II Botërore
Artikulli tjetërLZHK propozon votim elektronik edhe në qarkun e Tiranës, veç Elbasanit dhe Durrësit