TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme, lokalisht me shtrëngata afatshkurtra. Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mestare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1622 | Re shi diell |
| Kukës | 13/25 | Re shi diell |
| Lezhë | 16/22 | Re shi diell |
| Dibër | 12/23 | Re shi diell |
| Durrës | 19/26 | Re shi diell |
| Tiranë | 19/26 | Re shi diell |
| Elbasan | 15/25 | Re shi diell |
| Berat | 19/28 | Re shi diell |
| Vlorë | 19/28 | Re shi diell |
| Korcë | 13/23 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 13/24 | Re shi diell |
| Sarandë | 16/25 | Re shi diell |























