Ballina Ekonomi

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.17 lekë dhe këmbehet me 89.65 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 98.86 lekëve, ose 0.04 lekë më shumë se të enjten.

Franga zvicerane u mbiçmua me 0.07 lekë dhe këmbehet me 105.19 lekë. Ndërsa monedha britanike këmbehet me 118.04 lekë, ose 0.66 lekë më shumë se një ditë më parë.

Sot në këmbim me lekun, edhe disa nga valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 89.65 +0.17
Euro EUR 98.86 +0.04
Poundi britanik GBP 118.04 +0.66
Franga zvicerane CHF 105.19 +0.07
Jeni japonez (100) JPY 61.22 +0.33
Dollari australian AUD 61.32 +0.04
Dollari kanadez CAD 66.11 -0.07
Korona suedeze SEK 8.71 +0.02
Korona norvegjeze NOK 8.46 +0.03
Korona daneze DKK 13.25 0.00
SDR SDR 120.55 -0.11
Ari (OZ 1) XAU 238330.04 +1,588.33
Argjendi (OZ 1) XAG 2871.01 +46.01
Juani kinez (onshore) CNY 12.78 +0.03
Juani kinez (offshore) CNH 12.69 -0.01
Lira turke TRY 2.62 0.00

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Të hënën, revoltë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile
Artikulli tjetërMoti i keq, OSSH: Grupet e terrenit janë në gatishmëri