TEL AVIV, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Më shumë se 100 objektiva u sulmuan në Liban, duke përfshirë komplekset e lëshimit dhe infrastrukturën terroriste, raporton ushtria izraelite (IDF).
Disa minuta pasi IDF njoftoi sulmin në vazhdim, një breshëri prej rreth 25 raketash u lëshua nga Libani jugor drejt Izraelit verior.
Policia thotë se ka marrë raporte për goditje me raketa duke shkaktuar dëme dhe ndezje zjarri.
Nuk ka raportime për të lënduar. /os/























