Ballina Flash

Sundimi i ligjit, Konjufca takon shefin e EULEX-it

TIRANË, 18 shtator/ATSH/- Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar mbi bashkëpunimin në sundimin e ligjit dhe synimet e përbashkëta për demokraci dhe stabilitet afatgjatë.

Bashkëbiseduesit theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllimin përparimin gjithnjë e më të madh në drejtim të sundimit të ligjit.

Konjufca falënderoi Barbano dhe tha se EULEX-i ka dhënë kontribut në kapacitetet e Kosovës për t’u përballur me sfidat që gjenden përpara. Ndërsa Barbano ka shprehur gatishmëri dhe angazhimin për bashkëpunim gjithnjë e më të thellë në drejtim të sundimit të ligjit, thuhet në komunikatë. /Kosovapress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Turqi, bashkëpunim për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë
Artikulli tjetërFOKUS – Ngritja e AfD-së detyron politikanët gjermanë të forcojnë Gjykatën Kushtetuese