Ballina Flash

Sot, 82-vjetori i Konferencës së Pezës

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër pushtuesit.

Muzeu Historik Kombëtar sjell në vëmendje disa prej vendimeve të rëndësishme të konferencës së Pezës:

1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje.

2- Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë.

3- Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin.

4- Rreshtimin e Shqipërisë përkrahë koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan.

5- Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.

Sa për çështjen e rikthimit të Mbretit Zog u vendos që vendimi të merrej pas lufte nga vetë populli shqiptar. Lidhur me çështjen e Kosovës, u arrit në përfundimin që ajo të zgjidhej pas luftës, mbështetur në të drejtën e vetvendosjes. Në fund të punimeve Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me kryetar Kamber Qafëmolla.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – EUAA: Mbi 500 000 kërkesa për azil në gjysmën e parë të 2024
Artikulli tjetërSHBA – Biden-Harris: Nuk ka vend në SHBA për dhunë politike, solidarizohemi me Trump