Ballina Flash

Ekspozitë dhe workshop i artistes hungareze tek Piramida e Tiranës

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Sot përmbyllet ekspozita dhe workshop-i i artistes së talentuar hungareze Anna Konya, titulluar “Otthonuk – our home”.

Tema e workshop-it ishte “Shtëpia është aty ku ndodhet zemra”, ku pjesëmarrësit shprehën me anë të pikturës atë cfarë ata quanin “shtëpi”, përmes krijimeve personale.

Ekspozita u realizua në kuadër të Javës Kulturore Hungareze.

Prej vitesh artistja Anna Konya ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri, e cila sipas saj e frymëzon në artin e pikturës.

Anna tha se, përmes kësaj ekspozite synon të tregojë vendin ku gjen qetësinë.

Hapësirat e Piramidës, ku pikturat e saj u ekspozuan, artistja i cilësoi si një vend i mrekullueshëm, për të cilin mendon se shqiptarët duhet të krenohen. Javët kulturore ndërkombëtare rifilluan pas një pushimi veror, me Hungarinë, aktivitetet e së cilës përmbyllen sot dhe më pas do të vazhdojnë me vendet e tjera.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSalianji: SPAK të hetojë ndërhyrjet në të dhënat e TIMS
Artikulli tjetërMeta: Kam qenë kategorikisht kundër djegies së mandateve