Ballina Bota

SOFT NEWS – Zhduken kangjellat e ”Titanic”-ut?

BELFAST, 4 shtator /ATSH/ – Që kur filmi i James Cameron doli në kinema në vitin 1997, imazhet e para që vijnë në mendje kur mendohet për ”Titanic”-un janë Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, të njohur si Jack and Rose, duke ‘fluturuar”’ para oqeanit me këmbët e tyre në kangjellat e anijes transatlantike, shkruan adnkronos.it.

Këto kangjella, tashmë ikonë, po zhduken.

Kjo risi u dokumentua nga ekspedita e re e organizuar nga ”RMS Titanic, Inc.” e cila pati mundësinë të shpenzonte qindra orë duke dokumentuar rrënojat me detaje të shkëlqyera falë teknologjisë më të mirë se sa ato të përdorura në të kaluarën.

”Pas 13 ditësh të përqendruar në rrënojat e ‘Titanic’-ut, skuadra ishte e ngazëllyer për të parë me padurim pamjen e parë të harkut, por emocionet u shuan shpejt nga një ndryshim i rëndësishëm”, thuhet në faqen e misionit.

”Atje mungonte maja platonike e anijes”, shtohet në të./    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Mbështetja financiare për sportistët elitarë, ndër më të mirat në rajon
Artikulli tjetërQendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, botime të reja për Koliqin