Ballina Flash

Çelen aplikimet për “Rin Camp 2024”

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi çeljen e aplikimeve për në “Rin Camp 2024”.

Muzhaqi tha se, “RinCamp do të zërë vend në bregdetin e jugut të vendit, ku për tre ditë me radhë nga data 30 gusht deri më 2 shtator, do të organizohen aktivitete të ndryshme dhe do të marrin pjesë të ftuar të veçantë”.

Ajo ftoi të rinjtë që t’i bashkohen “Rin Camp”, si mundësia më e mirë për zgjerimin e njohurive në fusha të ndryshme dhe bashkëpunimit mes tyre.

“Të rinj nga mosha 20-26 vjeç nga mbanë vendi, nëse kanë dëshirë t’i bashkohen këtij kampi duhet të aplikojnë në linkun:https://forms.office.com/pages/responsepage.aspx?”, tha ministrja, teksa informoi rreth mundësive që do të kenë ata për ndërlidhjen me tregun e punës; digjitalizimin e vendit të punës dhe arsimit; kërkimin shkencor në arsimin e lartë; strukturat studentore; zhvillimin e aftësive të lidershipit, aftësive ndërpersonale dhe aftësive të buta; si dhe do të socializohen e njihen me të rinj nga e gjithë Shqipëria.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – ChatGPT ndalon llogaritë iraniane të lidhura me planin për të ndikuar në zgjedhjet amerikane
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është “më afër se kurrë”