Ballina Bota

BERLIN – Pistorius: Debati për vendosjen e armëve amerikane në Gjermani, i rëndësishëm

BERLIN, 12 gusht /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius është treguar i hapur ndaj një debati mbi vendosjen e planifikuar të armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani.

“Debati është i rëndësishëm në mënyrë që ne si shoqëri, pasi të kemi peshuar të gjitha argumentet, të arrijmë në një pozicion me të cilin të gjithë mund të jetojmë”, tha politikani socialdemokrat (SPD) për të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).

“Ne kemi nevojë për këtë debat publik për të bërë të qartë se sa serioze është situate. Nga njëra anë, ne po përjetojmë një situatë të re kërcënimi në Evropë – për shkak të qëndrimit agresiv të Rusisë, dhe nga ana tjetër, kemi një boshllëk të pajisjeve mbrojtese – që ne mund të mbyllemi vetëm në afat të shkurtër – me ndihmën e aleatëve tanë amerikanë derisa t’i kemi prodhuar vetë këto armë”, tha Pistorius.

Në samitin e NATO-s në Uashington, qeveria amerikane dhe qeveria gjermane njoftuan se, duke nisur nga viti 2026, SHBA synon të vendosë sërish armë me rreze të mesme veprimi me koka luftarake konvencionale në Gjermani.

Këto pritet të përfshijnë raketa “Tomahawk” me rreze veprimi deri në 2500 kilometra, raketa SM-6 dhe armë hipersonike të prodhuara rishtazi. //a.i/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: 474 milionë euro vlera e veprimeve të realizuara përmes AIPS
Artikulli tjetërElezi: Mungesë burimesh dhe menaxhimi në situatën e zjarreve