PRISHTINE, 5 gusht/ATSH/ Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar hapjen e urës mbi lumin Ibër, duke thënë se nuk ekziston asnjë argumentim se ajo duhet të qëndrojë e mbyllur.
Ajo në një konferencë për media tha se ura ka mbetur si sinonim i bllokadës dhe se tani s’ka rreziqe për hapjen e saj. Kusari-Lila tha se lëvizja e lirë e qytetarëve në atë pjesë është domosdoshmëri.
Sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve të rregullta plenare, Rrustemi tha se konsultimet do të vazhdojnë, pasi presidentja ka edhe një muaj afat. /KosovaPress/






















