Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 2 gusht 2024

TIRANE, 2 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore në veri gjatë orëve të mesditës nga ku do të pasohen me reshje të dobta shiu në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/38 Diell
Kukës 16/35 Diell
Lezhë 18/37 Diell
Dibër 16/35 Diell
Durrës 22/36 Diell
Tiranë 22/37 Diell
Elbasan 21/37 Diell
Berat 18/38 Diell
Vlorë 21/35 Diell
Korcë 18/32 Diell
Gjirokastër 16/37 Diell
Sarandë 21/34 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Dhjetëra avionë gjuajtës izraelitë të gatshëm në pista, Houthit kërcënojnë me kundërpërgjigje
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/8/2024