Ballina Flash

Përkujtohen martirët dom Aleksandër Sirdani e dom Pjetër Çuni

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Arkivi i Shtetit përkujtoi sot klerikët Sirdani dhe Çuni. Duke filluar nga vitit 1944, kur u shënua vala e parë e spastrimit të klerikëve, gjatë instalimit të komunizmit në vendin tonë, e duke vazhduar më pas në vitin 1967, kanë humbur jetën shumë klerikë e besimtarë.

Dom Aleksandër Sirdani dhe dom Pjetër Çuni janë vetëm dy nga figurat e shquara të Kishës Katolike që janë pushkatuar pasi u torturuan të gjallë në një gropë të ujërave të zeza, në Koplik.

Dokumentet tregojnë se klerikët i arrestuan për veprimtari armiqësore dhe pas torturave i hodhën në një pus ku vuajtën deri sa u shuan, ditën e fundit të korrikut, të vitit 1948.

Dom Aleksandër Sirdani dhe dom Pjetër Çuni ishin dy figura të shquara jo vetëm të Kishës Katolike por edhe të kulturës, sidomos Sirdani që botoi në shumë organe të shtypit të kohës dhe në revistën e jezuitëve “Leka”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMete dorëzon detyrën tek Malaj: Rrugëtim konsolidues për financat publike
Artikulli tjetërGonxhja apel të rinjve: Arsimi profesional, mundësi të hyni në tregun e punës