Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 29 korrik 2024

TIRANE, 29 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i  masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta përgjatë relieveve malore në veri dhe në lindje të vendit, nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht pas orëve të mesditës era fiton shpejtësi 11-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/38 Diell
Kukës 20/36 Diell re
Lezhë 23/37 Diell
Dibër 19/34 Diell re
Durrës 23/39 Diell
Tiranë 24/37 Diell
Elbasan 23/39 Diell
Berat 21/40 Diell
Vlorë 23/38 Diell
Korcë 19/35 Diell re
Gjirokastër 19/39 Diell
Sarandë 23/37 Diell

                            

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Fushata e Harris mbledh 200 milionë dollarë që nga tërheqja e Biden
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/7/2024