Ballina Ekonomi

Forcohet dollari, euroja humb terren

TIRANË, 29 korrik /ASH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën e javës së fundit të muajit korrik, dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.18 pikë dhe këmbehet me 92.64 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.02 pikë dhe këmbehet me 100.32 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0.27 lekë duke u kuotuar në vlerën 118.68 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 104.70 lekë, ose 0.05 lekë më pak se në fundjavë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 92.64 +0.18
Euro EUR 100.32 -0.02
Poundi Britanik GBP 118.68 -0.27
Franga Zvicerane CHF 104.70 -0.05
Jeni Japonez (100) JPY 60.28 +0.28
Dollari Australian AUD 60.63 0.00
Dollari Kanadez CAD 66.95 +0.02
Korona Suedeze SEK 8.55 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.42 +0.03
Korona Daneze DKK 13.45 0.00
SDR SDR 123.78 +0.24
Ari(OZ 1) XAU 221548.56 +2,245.00
Argjend(OZ 1) XAG 2603.47 +35.86
Juani Kinez (onshore) CNY 12.76 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.75 +0.01
Lira Turke TRY 2.81 +0.01
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMETEO – Temperatura rekord në Kashmir, më të lartat në 25 vjet
Artikulli tjetërAnastas Kostandini feston sot 70-vjetorin, COD: Në shtator, ekspozitë me veprën e plotë të Tasos