NJU JORK, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Ne e kemi korrigjuar gabimin duke përditësuar përmbajtjen në skedarin 291 dhe nuk do të bëjmë ndryshime të mëtejshme, njoftoi sot ”Crowdstrike”, disa orë pas rrëzimit global të IT.
”CrowdStrike” publikoi një rindërtim teknik të incidentit në blogun e tij duke premtuar “një përpjekje të vazhdueshme për të mbështetur klientët e prekur”.
“Përditësimi i konfigurimit të sensorit të Falcon që shkaktoi rrëzimin e sistemit është zgjidhur të premten, më 19 korrik 2024, në orë 05:27. Ky problem nuk është rezultat ose i lidhur me një sulm kibernetik”, specifikon kompania e sigurisë kibernetike, e cila pas rënies globale ofroi një procedurë manuale për të korrigjuar gabimin, një procedurë që do të zbatohet manualisht në çdo kompjuter të përfshirë.
“Këshillat dhe informacionet më të përditësuara për zgjidhjen e problemeve janë të disponueshme në blogun tonë ose në portalin e mbështetjes”, shton ”CrowdStrike”.
“Ne e kuptojmë se disa klientë mund të kenë nevoja specifike për mbështetje dhe kërkojmë që ata të na kontaktojnë drejtpërdrejt identifikimin e çdo përmirësimi kyç për të forcuar procesin tonë Ne do të përditësojmë gjetjet në analizën e shkakut rrënjësor ndërsa hetimi përparon”, përfundon kompania amerikane./ a.jor.























