Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 4 korrik 2024

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore. Kryesisht në orët e mesditës në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonën e juglindjes (kryesisht qarku Korçë) reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale era relativisht intensive dhe shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/32 Diell re
Kukës 17/31 Diell re shi
Lezhë 21/32 Diell re
Dibër 15/29 Diell re shi
Durrës 19/32 Diell re
Tiranë 20/32 Diell re
Elbasan 17/31 Diell re shi
Berat 17/32 Diell re shi
Vlorë 19/32 Diell re
Korçë 14/28 Diell re shi
Gjirokastër 16/32 Diell re shi
Sarandë 20/32 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Zbulohet piktura 51 200-vjeçare, më e vjetra në botë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/7/2024