Ballina Bota

KINEMA – Monica Bellucci nderohet me çmimin “Globo d’Oro”

ROMË, 4 korrik /ATSH-DPA/- Aktorja e mirënjohur italiane Monica Bellucci është vlerësuar me çmimin “Globo d’Oro” për arritje në karrierë nga Shoqata Italiane e Shtypit të Huaj.

59-vjeçarja – e njohur ndërkombëtarisht për rolet e saj në “The Matrix” dhe si një vajzë Bond në “Spectre” të vitit 2015 – u nderua me çmimin “Globo d’Oro” gjatë një ceremonie dje në Romë.

Çmimi vjen më shumë se një çerek shekulli pasi fitoi “Globo d’Oro” për aktoren më të mirë në interpretimin e saj në “Kaputt Mundi” në 1998.

Në edicionin e 64-të të ndarjes së çmimeve, Bellucci shoqërohej nga partneri i saj, regjisori amerikan Tim Burton, i famshëm për filmin “Charlie and the Chocolate Factory”.

Çmimi për Filmin më të Mirë iu dorëzua regjisores italiane, Paola Cortellesi për “C’è ancora domani”, ndërsa Filmi më i mirë Dokumentar u shpall “Ode to Napolit” nga Trudie Styler, bashkëshortja e këngëtarit britanik “Sting”.

Çmimet “Globo d’Oro” organizohen çdo vit nga Shoqata Italiane e Shtypit të Huaj.//a.i/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Përmirësim i kushteve të banimit për 847 familje në nevojë
Artikulli tjetërAnisa Markarian, aktorja e skenaristja feston sot ditëlindjen