TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.47 lekë dhe këmbehet me 93.67 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 100.35 lekëve, ose 0.07 lekë më shumë se të hënën.
Franga zvicerane u mbiçmua me 0.13 lekë dhe këmbehet me 103.63 lekë. Ndërsa monedha britanike këmbehet me 118.31 lekë, ose 0.24 lekë më shumë se ditën e hënë.
Sot në këmbim me lekun, edhe disa nga valutat e tjera kanë pësuar rritje.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 93.67 | +0.47 | |
| Euro | EUR | 100.35 | +0.07 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.31 | +0.24 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.63 | +0.13 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 57.95 | +0.08 | |
| Dollari Australian | AUD | 62.28 | +0.05 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 68.22 | +0.10 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.80 | -0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.77 | 0.00 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.45 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 125.15 | +0.63 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 217743.60 | +910.07 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2742.15 | +22.72 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.88 | +0.06 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.82 | +0.05 | |
| Lira Turke | TRY | 2.86 | -0.01 | |
/r.e/























