Ballina Flash

Hill: Dialogu Prishtinë-Beograd, duhet përpjekje e vërtetë për progres

PRISHTINE, 29 qershor/ATSH/ Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u pyet sërish mbi fjalët e tij për njohjen ndaj Kosovës, si kusht për hyrjen e Serbisë në BE.

Hill ka folur për mediat serbe edhe për mungesën e takimit Kurti-Vuçiq duke thënë se lidhur me këtë SHBA-ja është pak e dekurajuar.

“Jemi pak të dekurajuar aktualisht. Ne me të vërtetë përkrahim dhe vazhdojmë ta përkrahim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit. Ne mendojmë që kjo është mënyra e duhur, në fakt mënyra e vetme. Mendoj që duhet të ketë një përpjekje të vërtetë për të bërë progres, sepse, e dini, ka shumë muaj që nuk po ndodhë shumë. Kështu që, mendoj se kemi disa probleme me këtë. Jam i kënaqur që pala serbe ishte e gatshme të bisedojë. Është e rëndësishme”, ka thënë ai. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj: Rritje me 15% e shkëmbimeve tregtare me Kosovën në bujqësi
Artikulli tjetërKomentoi ndeshjet e Kombëtares në Euro 24, Alban Xhihani në podkast me Kryeministrin Rama