SEVILJE, 26 qershor /ATSH/ – Joprofesionistë dhe të pakualifikuar, ndonjëherë të vrazhdë dhe ngurrues për të qëndruar përtej shtatë orëve ditore të zakonshme pune.
Ky është opinioni i Mariano García, një nga pronarët e restoranteve i cili ka vendosur të ndryshojë njoftimet e tij për punësimin e kamerierëve, shkruan corriere.it.
”Kërkojmë staf me përvojë të mjaftueshme në këtë sektor dhe mbi 45 vjeç”, shkruan ai në publikimet e tij online me shpresë se do të gjejë persona të aftë për punë.
Në restorantin dhe kafenenë e tij “Donald”, shumë e njohur në qendër të Seviljes, ku menuja tradicionale e përbërë nga tapas (vezë të mbushura, peshk i skuqur, proshutë iberik dhe shumë të tjera), ai ka pasur eksperienca shumë të këqija.
Sipas tij, kamerieri i fundit i kërkoi një paradhënie parash dhe më pas u zhduk.
Sjellje e papranueshme për një si ai që ka filluar punën si kamarier në moshën 26-vjeçare.
Ishte viti 1973, viti në të cilin ai nisi këtë aktivitet.
”Jemi hapur nga ora 12 deri në mesnatë. Këtu nuk ka kod QR. Trajtimi është i personalizuar dhe kamarierët (stafi ka gjithsej 12 persona) janë gjysmë rrëfimtarë dhe gjysma psikologë”, thotë ai.
Dhe, në fakt, njoftimi që bëri u bë viral dhe pati njëfarë efekti.
”Falë reklamave që u bënë virale dy persona kanë filluar tashmë dhe dy të tjerë do të vijnë”, shtoi ai./ /os/























