Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 26 qershor

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët fillimisht në pjesën më të madhe të territorit. Më pas nga orët e mesditës dhe pasdites mot me vranësira mesatare e të dendura. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. E hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në pjesën më të madhe të territorit për t’u lokalizuar në veri të vendit. Reshjet aty pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 10-12 m/sek, në mbrëmje era fiton shpejtësi deri në 14-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/32 Diell re shi
Kukës 20/30 Diell re shi
Lezhë 23/31 Diell re shi
Dibër 18/30 Diell re shi
Durrës 23/31 Diell re shi
Tiranë 25/32 Diell re shi
Elbasan 24/33 Diell re shi
Berat 22/33 Diell re shi
Vlorë 22/30 Diell re shi
Korçë 17/30 Diell re shi
Gjirokastër 21/30 Diell re shi
Sarandë 22/33 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEURO2024 – Sllovenia kualifikohet pas barazimit me Anglinë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/6/2024