Ballina Flash

Gonxhja: Rezultate nga programet e nxitjes së punësimit

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Sabina është teknike imazherie që është punësuar nga Zyra e Punës.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale historinë e Sabinës, teksa shkroi se, “ajo prej kohësh ishte në kërkim të një pune në profesion dhe me t’u drejtuar pranë AKPA specialistët tanë e asistuan dhe orientuan për t’u bërë pjesë në një nga programet e nxitjes së punësimit”.

Gonxhja tha se, praktika profesionale i siguron eksperiencën dhe zhvillimin në atë që do jetë puna e saj në të ardhmen duke u aftësuar çdo ditë.

Brenda një muaji, Sabina u punësua dhe fton secilin të ri në çdo profesion, në kërkim të punës të drejtohet pranë Zyrave të Punësimit.
Ministri ftoi të rinjtë që janë në kërkim të një pune të njihen me mundësitë e shumta në portalin https://www.puna.gov.al/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLajçak takon Bislimin në Prishtinë
Artikulli tjetërBalla, takim me ministrin e Drejtësisë e Policisë të Zvicrës: Prioritet ekstradimet