Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 15 qershor 2024

TIRANE, 15 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ngrohat me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare të larta transparente kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Era pritet të fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/30 Diell
Kukës 19/26 Diell
Lezhë 21/29 Diell
Dibër 18/28 Diell
Durrës 20/31 Diell
Tiranë 22/30 Diell
Elbasan 22/32 Diell
Berat 21/31 Diell
Vlorë 22/30 Diell
Korcë 18/26 Diell
Gjirokastër 19/28 Diell
Sarandë 22/30 Diell

 

                                                                       

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Drejt fikjes së plotë zjarri në Shkodër
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 15/6/2024