Ballina Aktualitet

Garo: DASH dhe BE kundër nismës së qeverisë për dezinformimin

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Floriana Garo u shpreh sot se “Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Bashkimi Europian kanë dalë hapur kundër nismës së qeverisë të paraqitur si paketë kundër dezinformimit për të cilën është ngritur edhe një komision i paligjshëm parlamentar”.

“Partia Demokratike e përshëndet qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe rithekson se nuk është më shumë se një përpjekje e Ramës për të goditur median antiqeveritare”, tha Garo.

Garo u shpreh se “Partia Demokratike kërkon tërheqjen e menjëhershme të shumicës dhe shkrirjen e Komisionit dhe rithekson nevojën e përfshirjes së aktorëve të tretë nga brenda dhe nga jashtë”.

“Nëse nuk ndodh kjo deputetët e Edi Ramës do të targetojnë të gjithë zërat dhe mediat e lira që nuk paguhen nga qeveria, duke e rritur kështu si kërcënimin për lirinë e shprehjes dhe duke rrezikuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha ajo.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI dënuar me 15 vite burg, kapet 59-vjeçari
Artikulli tjetërWisner viziton Bulqizën, takime me nxënës dhe biznese të vogla