Ballina Aktualitet

Begaj uron ekipin kombëtar: Të gjithë shqiptarët janë me ju

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikes, Bajram Begaj uroi sot ekipin kombetar për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të Futbollit.

Begaj u shpreh se të gjithë shqiptarët janë me ekipin kombëtar

“Në nisjen e Kampionatit Europian të Futbollit,le t’i urojmë të gjithë së bashku ekipitit tonë kombëtar: Suksese! Të gjithë shqiptarët janë me ju!”, u shpreh Presidenti Begaj në urim.

Shqipëria ndodhet në grupin B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Kombëtarja do të luajë mbrëmjen e nesërme ndaj Italisë në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakG7 – Von der Leyen bën thirrje për rritjen e presionit ekonomik ndaj Kinës
Artikulli tjetër“Krenarë për ju”, Manastirliu takon në Dortmund djemtë kuqezi