Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 13 qershor 2024

TIRANE, 13 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut në orët e mesditës dhe pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra. Në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët edhe përgjatë ultësirës perëndimore. Mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/31 Diell re shi
Kukës 18/30 Diell re shi
Lezhë 20/31 Diell re shi
Dibër 16/30 Diell re shi
Durrës 20/33 Diell re shi
Tiranë 23/34 Diell re shi
Elbasan 22/34 Diell re shi
Berat 19/35 Diell re shi
Vlorë 22/33 Diell re shi
Korcë 17/31 Diell re shi
Gjirokastër 17/34 Diell re shi
Sarandë 22/32 Diell re shi

 

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIAD – Zelensky viziton Arabinë Saudite përpara bisedimeve të paqes në Zvicër
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/6/2024