Ballina Flash

Përfundon turneu ndërkombëtar “Vlora Beach Volley 2024”

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Në qytetin e Vlorës është zhvilluar turneu ndërkombëtar “Vlora Beach Volley 2024”.

Për 3 ditë me radhë në qytetin bregdetar janë zhvilluar ndeshje plot emocion dhe rivalitet nga çiftet pjesëmarrëse nga Shqipëria, Italia dhe Kosova.

Në ceremoninë e dhënies së çmimeve për çiftet finaliste ishin të pranishëm edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit Erlind Pëllumbi dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha,

Për djemtë në vendin e 1-rë fitues u shpall çifti nga Italia, Dal Corso dhe Viscovich.

Për vendin e 2-të fitues u shpall çifti nga Italia, Windisch dhe Marchetto.

Për vendin e 3-të fitues ishte çifti nga Kosova, Maliqi dhe Berisha.

Ndërsa për vajzat në vend të parë fitues u shpall çifti nga Italia, Aliotta dhe Moretti.

Për vendin e 2-të u shpall fitues çifti nga Italia, Tega dhe Angelon.

Ndërsa për vendin e 3-të, fitues çifti nga Kosova, Ramadani dhe Avdyli.

Ky turne u organizua nga Federata Shqiptare e Volejbollit, Bashkia Vlorë dhe me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në kuadër të aktiviteteve të “Vlora Qyteti Europian i Sportit 2024”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇela: Aplikacioni TEA, guidë digjitale që prezanton Shqipërinë në të gjitha dimensionet e saj
Artikulli tjetërKonjufca: Dita e Çlirimit do të festohet si fitorja e së mirës mbi të keqen