Ballina Flash

Vepra e Kadaresë vjen në COD përmes një performance artistike

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Në Qendrën për Hapje e Dialog (COD) erdhi nëpërmjet poezisë dhe muzikës, vepra madhore e Ismail Kadaresë, me mjeshtërinë e aktorëve Anila Dervishi dhe Arbër Aliaj, shoqëruar nga tingujt e harpës nga Aida Kasmi dhe të flautit nga Enalda Gjoni.

Pas performancës të pranishmit patën kënaqësinë të ndiqnin filmin dokumentar “Frymëzime Kadareane” të skenaristit dhe të fabulistit të mirënjohur Ferit Lamaj, i cili e solli shkrimtarin dhe veprën e tij në një dimension tjetër.

Ismail Kadareja është cilësuar jo vetëm si shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, por edhe ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore. Kadareja është përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të huaja, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Zero krime ndaj turistëve” Stock: Rezultat i jashtëzakonshëm. Vendet anëtare të INTERPOL të jenë aktive si Shqipëria
Artikulli tjetërLM – Blinken: Netanyahu riafirmoi angazhimin ndaj armëpushimit në Gaza