Ballina Aktualitet

Flamur Noka përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Sekretariati për Etikën ka vendosur përjashtimin e deputetit demokrat Flamur Noka me 10 ditë nga seancat plenare.

Ky vendim erdhi me kërkesës të grupit parlamentar të PS, pas ofendimeve që Noka i bëri në seancën e fundit plenare kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Grupi parlamentar i PS kërkoi që të merren masa disiplinore edhe ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Luan Baçi, Ervin Salianji dhe Edi Paloka, por Sekretariati për Etikën vendosi të mos marrë masa ndaj tyre.

Në seancën e 6 qershorit, Flamur Noka bllokoi foltoren dhe ofendoi kryeparlamentaren Nikolla, ku kjo e fundit mori vendimin për përjashtimin e tij për përdorimin e një “gjuhe të pahijshme”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Kosova të dalë nga kurthi i provokimeve të Serbisë 
Artikulli tjetërInflacioni shënoi rritje të lehtë, 2.2 % në maj