Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 6 qershor 2024

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrota e me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës. Vranësirat mesatare kalimtare parashikohet të jenë prezente nga orët e mesditës kryesisht në jug të territorit.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/29 Diell
Kukës 14/28 Diell
Lezhë 15/29 Diell
Dibër 14/27 Diell
Durrës 19/30 Diell
Tiranë 20/31 Diell
Elbasan 18/30 Diell
Berat 16/31 Diell
Vlorë 21/30 Diell re
Korçë 15/25 Diell re
Gjirokastër 15/30 Diell re
Sarandë 19/33 Diell re

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSLLOVAKI – Fico akuzon kundërshtarët për nxitjen e urrejtjes që çoi në atentatin kundër tij
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/6/2024